Florenc Hoxha në burg, kush ishte sot shefi i sigurisë së protestës së Bashës (FOTO LAJM)

Gjatë organizimit të protestave të ngjashme si ajo e sotmja apo e 16 shkurtit, partitë politike përcaktojnë edhe një person përgjegjës për sigurinë, i cili është pikërisht pika e kontaktit mes organizatorëve dhe bërthamës së protestuesve, të cilët janë kryesisht persone të gatshëm për të marrë dhe zbatuar urdhra, shkruan Albeu.com.

Janë pikërisht këta persona që shkaktojnë trazira nëse marrin një urdhër të tillë apo ruajnë qetësinë nëse organizatorët duan që çdo gjë të shkojë e qetë.

Ata nuk lenë persona të tjerë që të përplasen me policinë apo gjuajnë ndaj institucioneve nëse është marrë vendimi që protesta të jetë paqësore.

Gjatë protestave të mëparshme, edhe në atë të 16 shkurtit, këtë rol tek demokratët e kishte pikërisht Florenc Hoxha. Në jo pak raste, në protestat para 16 shkurtit Hoxha është parë që të tërheqë për mëngësh njerëz që donin përshkallëzimin e protestës për të zbatuar urdhrin e organizatorëve. Sipas policisë, sëfundmi ai mori pjesë në çarjen e kordonit të policisë dhe sulmin ndaj derës së Kryeministrisë.

Pas kësaj ai u arrestua dhe tashmë është në burg dhe duket se demokratët ia kanë kaluar një tjetër personi këtë rol të rendësishëm në protestë.

Wshtë pikërisht Sahit Dollapi, një ish-zyrtar i lartë gjatë qeverisjes së demokratëve dhe i besuar i Lulzim Bashës. Gjatë ditës së sotme në sytë e gazetarëve ra pozicionimi i Dollapit mes policisë dhe protestuesve sëbashku me një numër jo të vogël djemsh që ishin aty për të mos lejuar që protesta të degjeneronte në përplasje me policinë.

Të gjithë ata që kishin vendosur një rrip të bardhë në krah ishin nën urdhrat e Dollapit dhe ashtu siç kishin vendosur organizatorët, protesta shkoi pa përplasje.

Prandaj, është mëse e qartë se nëse gjatë protestave ndodhin përplasje ato nuk janë asesi spontane, por të lejuara dhe të nxitura nga organizatorët siç ishte 21 janari apo protesta e 16 shkurtit. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori