Flokë të gjatë e mjekër të çrregullt, çfarë ka ndodhur me Eduart Shalsin? (FOTO LAJM)

Eduart Shalsi, ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është një ndër politikanët më të kujdesshëm në daljet e tij publike.

Pamja dhe veshja e tij gjithmonë ka qënë serioze dhe në përputhje me pozicionit që mbante dhe përfaqësonte.

Por jo së fundmi! Eduart Shalsi ka habitur me pamjet e tij gjatë një dalje të fundit për mediat.

Gjatë një konference për mediat online, në prezencë edhe të kryeministrit Rama, Shalsi ka tërhequr jo pak vëmendjen me pamjen e tij të jashtme.

Ministri Shalsi shfaqet me flokë më të gjatë dhe në formë të çrregullt të shoqëruar me një mjekër po aq të parregullt.

Si duket, Shalsi ka vendosur të ndryshojë pamjet e tij, të bëhet më sportiv dhe për këtë gjë fitoi menjëherë vëmendjen. /albeu.com/




Shtuar më 22/02/2021, ora 21:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori