"Fliste italisht", Artan Hoxha publikon fotot e autorit të dyshuar për atentatin ndaj Preng Gjinit (VIDEO)
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e autorit të dyshuar të atentatit me tritol ndaj Preng Gjinit, që ndodhi në vjeshtën e 2020-tës në Tiranë, konkretisht në datën 15 Shtator.

Sipas Hoxhës, në fotot që ai ka siguruar autori ka qenë në të njëjtin lokal me Preng Gjinit, pak minuta para se të ndodhte atentati që tronditi Tiranës, ndërsa shihet më pas dhe në skenën e krimit.

Sipas gazetarit kemi të bëjmë me një autor të dyshuar, shtetas i huaj pasi në lokal ka folur italisht me kamarierët. Ndërkohë, ndonëse disponojnë pamjet organet e hetimit ende nuk kanë mundur të identifikojnë personin që shfaqet në to.

“Ky është autori i minës së telekomanduar të Preng Gjinit. Ky ka hyrë në lokal ka folur italisht, është me flokë të gjata, personi që shikoni në foto është një person i gjatë. Duket që është i shkujdesur. Ka qëndruar në të njëjtën objekt ku ka qëlluar Preng Gjini.

Ka komunikuar në italisht. Dhe ky personazh shfaqet mbrapa në skenën e krimit. Në pamjen tjetër ky shfaqet në një distancë jo më larg se 70 metër nga veni ku ka ndodhur shpërthimi. Ka pasur pamje vizive me viktimën. Ndalon një moment kur ka ndodhur shpërthimi. Tenton të afrohet pak, që a ka qenë i saktë dhe më pas shfaqet duke u larguar lirisht në pjesë e urës së Vasil Shantos.

Ikën në këmbë. Është te lokali ku ka ndenjur Gjini me kushëririn e vet, dhe te skena e krimit. Lëvizjet e tij të krijojnë dyshimet se ai është ekzekutori. Por identifikimi deri më tani nuk është bërë. Kemi të bëjmë me një atentator që dyshohet të jetë i huaj, pasi ka folur italisht”, u shpreh Hoxha.

Shtuar më 18/01/2021, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori