Flet vëllai i Violetës që vrau burrin në Milot: Çfarë më tha motra
Pëlqej
Kumari, xhelozia dhe konfliktet e vazhdueshme mes çiftit duket se kanë qenë shkaku që çoi në vrasjen e djeshme të Kujtim Donajt ndaj bashkëshortja e tij 35 vjeçare, Violeta.

Ajo shkoi në orët e para të ditës së djeshme në vendin ku çifti shiste rroba të përdorura me një pistoletë me vetë duke qëlluar katër herë në drejtim të tij.

Tre prej plumbave e kanë kapur në shpatull dhe qafë, ndërsa njëri ka bërë rikoshetë.

Vëllai i Violetës rrëfen se ata nuk kanë ditur se çfarë kishte ndërmend motra.

"Ne nuk pas dijeni në lidhje me ngjarjen. Di që kanë pas konflikte të vazhdueshme dhe për këtë motra iku nga shtëpia. Ajo më ka treguar edhe shenjat e dhunës në trup. Por nuk dija asgjë për veprimet që do kryente.Dje në mëngjes na tha që do shkonte në shtëpi të merrte rrobat. Shkoi bashkë me bashkëshorten time", tregon ai.

Kujtim Donaj u vra dje në orën 07:00 të mëngjesit në tregun e Milotit teksa po hapte rrobat në tezgë nga bashkëshortja e tij Violeta pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2018, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori