Flet vajza nga Mallakastra: Vodha për t'u hakmarrur ndaj punonjësit të karburantit
Ditën e djeshme policia e Fierit ka ndaluar një shtetase si kryetarja e një grupi kriminal që grabiste me armë zjarri karburante në Fier.

Policia bëri me dije se banda në fjalë është përgjegjëse për një grabitje me armë zjarri dhe dy tentativa grabitje.

E ndaluara është shtetasja 31-vjeçare Anna Malaj nga Mallakastra.

Por Anna ka pasur një version tjetër në polici, pasi sipas saj i dha lekët punonjësit por ai nuk i ktheu kusur.

“Grabitjen e bërë për hakmarrje, punonjësi nuk më ktheu kusurin. I dhashë 50 euro dhe ai nuk më ktheu më lekët”, mësohet të ketë thënë ajo në polici. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2018, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori