Flet shoqja e ngushtë e gjyqtares së vrarë: Fildezi ndihej e braktisur dhe e zhgënjyer
Ditën e djeshme në Tiranë u vra gjyqtarja Fildeze Hafizi. Ngjarja ndodhi në Tiranë, në zonën e Xhamllikut ku bashkëshorti i saj Fadil Kasemi qëlloi me armë në makinë gjyqtaren Hafizi.

Majlinda Baci thotë se Fildes ndihej e braktisur dhe e zhgënjyer, ndërsa e vlerëson si një grua të jashtëzakonshme, shkruan BW.

“Fildesi ishte një grua e mirë dhe një nënë e jashtëzakonshme. Kjo ngjarje tregoi se dështuam të gjithë, jo vetëm shteti.

Fildesi më fliste shpesh për shqetësimet e saj. Ajo ndihej e braktisur dhe e zhgënjyer”, tha Baci. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2017, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori