Flet shoferi të cilit i ranë gurët nga mali: Shpëtuam mirë!
Pëlqej
Një masiv shkëmbor ka rënë nga mali në vendin e quajtur Knallë në Shëngjini dhe ka goditur një autobuz me punëtorë që po kalonte në rrugën automobilistike.

Dy punëtore që udhëtonin mjetin janë plagosur dhe janë dërguar me shpejtësi në spital. Njera prej tyre në Qendrën e Traumës Tiranë dhe tjetra në spitalin e Lezhës.

Nga rrëshqitja ka marrë dëmtim pjesa e pasme e autobusit. Gjatë natës në zonë ka pasur reshje të shumta shiu.

Drejtuesi i mjetit u shpreh se ky është një aks problematik, dhe se nevojitet që të vendoset një rrjet, pasi terreni ka vazhdimisht rrëshqitje.

Sipas tij fatmirësisht gurët kanë prekur pjesën fundore të autobusit, pasi pasojat mund të ishin edhe më të rënda. Në mjet në momentet kur kanë rënë gurët kanë qenë rreth 50 persona, shkruan Fax Neës.

Një prej vajzave të aksidentuara është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë një mjekim më të specializuar. /albeu.com/



Shtuar më 06/06/2018, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori