Flet për herë të parë Robert Berisha: Edhe veshkën ia kisha dhënë Norës
Këngëtari Robert Berisha ka folur për herë të parë pas ndarjes së bujshme me ish-bashkëshoten e tij, Nora Istrefi me të cilën ka edhe një vajzë.

Teksa ka treguar se ndarja erdhi për arsye personale për të cilën tha se nuk ka pse ia shpjegon askujt, ndërsa ka vlerësuar me nota të larta ish-partneren e tij.

Ai tha në emisionin “Mirage” se vetëm vdekja e ndan nga nëna e fëmijës, ndërsa shtoi se gjithnjë kanë për të qenë prindërit e Renees, ndërkohë pyetjes se a do të martohej sërish nëse do të gjente një partner që do ta donte, ai u tregu i prerë.

“E kam bërë vetë që të mos kem nevojë që në intervista që të hapë këto tema. Vetëm vdekjandan nga nëna e fëmijës tëndë. Gjithmonë kemi me qënë prindërit e Renees dhe ishalla jemi derisa sa të plakemi. Jemi ndarë për punë personale.

S’ka nevojë t’i dinë të gjithë. Kurrë më mirë s’kemi qënë. Shpresoj që gjithë çiftet që kanë këto situata…Unë rrugës time, ajo të vetën. Respekti në kulm. Një veshkë i kisha dhënë asaj dhe vajzës. Nuk bëhet që të martohem dy herë. Jo!,” tha këngëtari.
Shtuar më 01/11/2019, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori