Flet pedagogu i proceduar: Rama si Erdogani, kalb profesorët burgjeve
Pëlqej
Redi Muçi pedagogu i Lëvizjes për Universitetin, që proteston prej 8 ditësh në shesh është njoftuar se emri i tij është mes të proceduarve për protestën e mbrëmshme.

Ai ka reaguar kështu në Facebook:

“Në media po lexoj se mes studentësh të tjerë po më bëjnë nderin të më procedojnë penalisht edhe mua. Kolegët e mi në Turqi po kalben birucave të Erdoganit, ndërsa diktatoruci tonë po kujton se na trembi.

Mezi pres për fletë thirrjen e prokurorisë që ta ruaj në sirtar për t’ia treguar nipërve të mi, si dokument nga koha e studentëve të Dhjetorit 2018. Koha kur për arsimin, e mbarë shoqërinë, agoi një ditë e re”.
Shtuar më 12/12/2018, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori