Flet nëna e viktimës në Kavajë: Me Marsidën s’e kishte seriozisht
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Kavajën në mesnatë. Një person me emrin Ditan Haxholli, ka mbetur i vdekur dhe një polic me emrin Bledar Toçi është plagosur.

Deri më tani dyshohet se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të një femre të quajtur Marsida Qatja.

Viktima mësohet se ka qenë ish i dashuri i Marsidës, i cili prej kohësh nuk pranonte ndarjen. 30-vjeçarja kërkonte që ai të largohej nga jeta e saj dhe kishte kërkuar ndihmë nga polici, Bledar Toçi për ta mbrojtur.

Siç u mësua më vonë, polici ishte i dashuri aktual i Marsidës, ndërkohë që bashkëshorti i saj ndodhej në burg në Gjermani.
Pas ngjarjes së rëndë, për “Neës21” ka folur edhe nëna e viktimës, Dritan Haxhollit.

Ajo ka treguar se lajmin e ka mësuar në televizor dhe s’e ka pritur aspak këtë ngjarje, pasi ishte mësuar që i biri të dilte gjithmonë vonë nga shtëpia.

Madje, lidhjen e tij me Marsidën ajo e quajti thjesht lidhje pasioni, shkruan Bë.

“Dritan Haxholli ka qenë në burg në Greqi dhe në Shqipëri për shpërndarje të lëndëve narkotike. Familjarët deklaruan se marrëdhënia me Marsidën ka qenë një veç lidhje pasioni dhe jo serioze, pasi ai nuk ia kishte prezantuar atyre, pasi ajo ishte e martuar.
Ata shprehen se Dritani ishte tip problematik dhe konfliktual dhe rrinte i armatosur.

Më herët ai ka qenë i martuar dhe është divorcuar, ndërsa ka një vajzë 13 vjeçe që jeton me nënën e saj. Por ata nuk prisnin që kjo ngjarje të ndodhte, përsa kohë që lidhjen me Marsidën nuk ishte serioze.”- ka rrëfyer gazetarja e “Neës24”.
Shtuar më 10/10/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori