Mustafa Nano reagon ndaj Bashës: Horrat e tu nuk janë më të mirë se horrat e Ramës
Gjatë mbrëmjes së djeshme pati një ngritje tonesh mes analistit Mustafa Nano dhe kreut të opozitës Lulzim Basha pas kërkesës së Nanos për të qenë në çadrën e demokratëve me qëllim thënien e disa të vërtetave sipas tij.

Nano thekson se shqetësimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme është edhe i tij, po ashtu edhe kanabizimi i vendit.

"Siç e thashë, shqetësimi për zgjedhjet e lira dhe të ndershme është edhe i imi, dhe ka qenë gjithnjë i imi, edhe kur Basha merrte mandatin e kryebashkiakut të Tiranës si rezultat i trukimit të zgjedhjeve me firmat e Ristanit. Po kështu, është i imi edhe shqetësimi mbi kanabizimin e vendit, apo mbi horrat që Rama ka zgjedhur për partnerë në politikë, por Basha të mos mendojë se të vetët, Paloka, Strazimiri, Noka etj., janë më pak horra, ngaqë biografinë penale e kanë të pastër"., - tha ai për "Panorama" duke shtuar se opozita e Bashës s'duhet t'i bëjë shqiptarët të mendojnë "se jemi mirë me këta që jemi". /Albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori