Flet miku i vajzave shqiptare që vdiqën tragjikisht në Itali: Takimi i fundit me Ambrën dhe Jessican (FOTO LAJM)

Ishin mikesha të pandara dhe kështu do ti kujtojë edhe në vazhdim Andrea Pennello, miku ngushtë I dy 17 vjeçareve shqiptare Ambra Shaliani dhe Jessica Ginai, që humbën jetën tragjikisht mëngjesin e së shtunës në Guidonia Monteceli në Romë.

Në një bisedë me gazetarin Dritan Laci të Opinion.al, Andrea thotë se njihej prej 7 vitesh me vajzat dhe prej tyre do të ruajë gjithmonë si kujtim buzëqeshjen dhe mirësinë. “E mësova lajmin nga të afërmit e mi që po ashtu kishin njohje me vajzat. Jam I shokuar. Më mirëkuptoni”-thotë Andrea. Ambra dhe Jessica Ginai (Xhesika Gjinaj) ishte studente në lice dhe ndanin pasionin e tyre për modën. Andrea rrëfen për Opinion.al edhe takimin e fundit me vajzat.

“U mblodhëm në një nga to netë dimri. Ishim të gjithë bashkë. Biseduam gjatë. Ishin vajza shumë të mira. Nuk arrij akoma ta besoj”. Andrea thotë se Ambra dhe Jessica ishin mike për koke dhe frekuentoheshin shpesh me njëra-tjetrën. I pyetur për origjinën dhe historinë e emigracionit të vajzave Andrea di të thotë që ato ishin me origjinë shqiptare, nga familje shumë të respektuara në rajonin ku ato jetoni, por nuk ka një informacion më të detajuar lidhur mbi mbërritjen e tyre në Itali.

Edhe ditën e sotme mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë lajmi të kobshëm të humbjes së jetës së katër të rinjve në Guidonia pranë portit në Romë ku viktima mbetën Federico Baldi 18 vjeç, Riçardo Murdaca, Ambra Shaliani 17 vjeç, Jessica Ginai 18 vjeç.

Riçardo Murdaca jetonte në Tivoli dhe ishte ai që i jepte makinës Mini Cooper që u përplas dhunshëm me murin e Picerisë.

Federico Baldi ishte bashkëmoshatar i tij dhe ishte një tifoz i madh i Lazios.

Biondia Jessica jetonte në Romë dhe vazhdonte Institutin Teknik për Turizëm.

Ambra dhe Jessica kanë përlotur këdo që I ka njohur por edhe ato që nuk kanë pasur një mundësi të tillë, edhe për shkak të dedikimeve që I kushtonin njëra-tjetrës në rrjetet sociale ku Ambra I shkruante Jessica-s “Je shpirti im binjak”.
Shtuar më 06/02/2017, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori