Personi në kërkim në Durrës shtyp dy policë, njëri në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur minutat e fundit në Durrës.

Sipas burimeve, një makinë “Range Rover” me dy persona brenda nuk i ka ndaluar patrullës së policisë, por ka përplasur dy efektivët.

Mësohet se automjeti lëvizte në krah të kundërt të rrugës dhe njëri prej të aksidentuarve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur të kapin vetëm njërin nga autorët të cilit i është kapur një armë zjarri me vete, ndërsa personi i dytë është në kërkim./albeu.com/