Flet Mateo Aliko, i bënë atentat me kallashnikov në Korçë
Zbardhet dëshmia e 29 vjeçarit i cili dyshohet se ka qenë objektiv i të shtënave me armë zjarri gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.4 të Korçës.

Mateo Aliko ka pohuar në polici se ka qene në banesë në momentin kur ka dëgjuar të shtënat.

“Sapo jam futur në banesë kur kam dëgjuar të shtënat me armë dhe kam dal jashtë. Kam parë automjetin e babait tim që ishte dëmtuar me plumba.

Nuk e di kush e ka bërë. Kam pasur konflikte me disa persona me herët. Dyshoj se ngjarja ka lidhje me grabitjen që kam kryer vite me parë.”

Aliko i ka kërkuar policisë zbardhjen e autorëve pasi i kërcënohet jeta e tij dhe e familjes

“Kërkoj të zbardhen emrat e personave që kanë qëlluar drejt makinës së babait. Ndihem i kërcënuar për jetën time dhe familjen time".

Mateo Aliko rezulton i arrestuar në vitin 2008 së bashku me dy persona të tjerë dhe i dënuar për grabitjen e 800.000 mijë lekëve në një pikë bixhozi, ku gjatë grabitjes kishte plagosur tre persona.
Shtuar më 25/02/2019, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori