Flet i dashuri i vajzës që u hodh nga pallati: Ajo u mbyll në dhomë, e thirra...
Pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku vajza 19-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, zbardhet dëshmia që ka dhënë në polici personin me të cilin ajo bashkëjetonte.

Menjehere pas shoqërimit, i dashuri i saj Artur Çala, ka qenë në gjendje te rende psikologjike.

Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, bashkëjetuesi i 19-vjeçares, Artur Çala, ka pranuar se kishin debate në çift.
Nga ana tjetër, ka theksuar se prej ditësh e reja qante pa i thënë arsyen.

“Ne kishim rrallëherë debate, si çdo çift. Nuk kemi pasur sherre. Unë e doja dhe mendoj se më donte. Kishte disa ditë që e shihja që qante, por nuk më tregonte pse qante. Nuk e di pse e ka bërë. Po të isha aty, nuk do ta lejoja, por ka ikur në fshehtësi. Jam shumë i lënduar”, është shprehur Çala para oficerëve të policisë.

Safete Bega dyshohet se është vetë-hedhur nga kati i tetë dje në orën 02:10 të së premtes, në lagjen “Apollonia” të Fierit.

Bazuar edhe në dëshminë e 38- vjeçarit, çifti ka darkuar si çdo natë dhe kanë qenë duke ndjekur programe të ndryshme në televizor. Në momentin e hedhjes së 19- vjeçares, Çala ndodhej në kuzhinë ku po ndiqte televizor, kurse vajza ka kryer aktin nga dritarja e dhomës së gjumit.

Ai ka dëshmuar se e dashura e tij, pasi ka shkuar në dhomën e gjumit, ka mbyllur derën me çelës nga brenda.

Disa minuta më pas, ai ka shkuar për ta kontrolluar, por ka gjetur derën të mbyllur dhe pas kësaj ka nisur që të shqetësohet.

Burimet tregojnë se ai ka thirrur disa herë, por kur ka dëgjuar zhurmë, ka kërkuar ndihmë te fqinjët, të cilët kanë gjetur dhe trupin e pajetë në sheshin para pallatit.

Policia ka mbërritur bashkë me ambulancën, por 19- vjeçarja, sipas mjekëve, ka ndërruar jetë menjëherë pasi ka rënë.

Pas marrjes në pyetje në komisariat, 38-vjeçari ka sqaruar rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, por nuk ka dhënë ndonjë arsye konkrete që mund ta kenë shtyrë vajzën drejt aktit vetë-flijues.

Por në dëshminë e tij Çala ka theksuar se prej ditësh 19-vjeçarja qante pa i dhënë ndonjë arsye.

Sipas Policisë, Bega, e cila ishte nga fshati Perondi i Kuçovës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. /panorama/
Shtuar më 08/07/2017, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori