Flet Hashim Thaci, kryetar i PDK-se
Pëlqej
Albeu.com
Fjala e Kreut te PDK Hashim Thaci, fituesit te zgjedhjeve parlamentare ne Kosove: Te nderuar qytetare sonte nderroi ora per Kosoven, po fillon shekulli i ri. Sot qytetaret e Kosoves i derguan botes mesazhin se ne jemi vend dhe shoqeri demokratike qe morem vendin tone meritor ne familjen e madhe europiane. Mesazhi me i fuqishem ishte se Kosova eshte e gatshme te ece perpara ne epoken e lirise dhe pavaresise duke na dhene besimin per te udhehequr drejt ketij rrugetimi te gjate dhe te suksesshem. Nga thellesia e zemres dua te falenderoj gjithe votuesit per besimin qe kane dhene per mua dhe PDK-ne. Po ashtu dua te them se jam krenar me fushaten qe kemi zhvilluar te gjithe mbi te gjitha Populli i Kosoves. Dua te falenderoj te gjithe ata qe ndihmuan per fitoren e PDK. Qe nga fillimi, fushata jone ishte me energjike me kembengulese ishte fushate e projekteve per te ardhmen, ishte e perqendruar ne problemet, shpresat dhe endrat e popullit tone. Kjo mbremje ishte planifikuar per ne oren 24 mirepo ishin duke u numeruar votat e fundit per prishtinen. Fushata jone ishte perqendruar ne vizionin tone per nje Kosove me te fuqishme me te cilen do te krenoheshin te gjithe dhe ne do te fillojme kete mision nga sonte. PDK do te jete e perkushtuar ne rritjen e pagave per mesimdhenesit, punonjesit e shendetesise, vende te reja pune per te rinjte, paga me te larta per pensionistet, furnizimin e perhershem me uje e energji, per nje qeveri me trasparente. Qeveria ime do te jete adresa e shqetesimeve te te gjithe pensionisteve. Dua t’ju drejtohem te gjitheve edhe atyre qe nuk e votuan PDK, do te jem kryeminister i te gjitheve dhe do te punoj per te miren e secilit qytetar te Kosoves. Do te jem kryeminister i te gjitheve dhe i minoriteteve. Mbi te gjitha Pavaresia e kosoves do te jete fitorja jone e madhe. Falenderoj Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimin Europian per ndihmen e deritanishme dhe ne do te ecim bashkarisht pasi ne i besojme perendimit. Do te punojme cdo dite, cdo ore per ta cuar Kosoven aty ku e ka vendin. news24
Shtuar më 18/11/2007, ora 07:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori