Flet gruaja e pedagogut që u arrestua për terrorizëm: S'ka lidhje me ISIS-in
Pas arrestimit të Klodjan Zaimaj për terrorizëm nga autoritetet malajzeze ka reaguar gruaja e tij Marinela Zaimajn e cila nga martesa me Klodianin ka katër fëmijë.

Marinela Zaimajn ka treguar se burri i saj ka kryer studimet universitare “Bachelor” dhe “Masterin” në Jordani për Jurispudencë Islame dhe më pas u angazhua dhe u emërua në pozicionin imam xhamije po në zonën ku përfundoi studimet në dy xhami.

Marinela Zaimaj shprehet se Klodjani pasi ka përfunduar studimetJordani, është transferuar në Malajzi, shtet në të cilin sërisht ka vazhduar studimet islame, shkruan Shqiptarja.com.

Nëna e katër fëmijëve thotë se i shoqi nuk ka absolutisht lidhje me muslimanët e Kosovës dhe ato të Maqedonisë, por është person publik dhe i njohur nga “Dijetarët Bashkëkohorë” në të gjithë vendet islame.

“…Me deshirën e tij la postin e imamit në Jordani, ku dhe u zhvendos në Malajzi në kryeqytetin malajzian Kuala Lampur ku kreu doktoraturën.

Doktoraturën e perfundoi me sukses në vitin 2017 me rezultatet më të larta ku dhe spikati për cilësitë e tij të larta në shembull edukues, tolerancës dhe të vlerave të familjes në islam…”¬ tregon Marinela Zaimaj.

Por ajo rrëfen se gjatë periudhës së doktoraturës për të përballuar nevojat ekonomike familjare, gjithashtu ka ushtruar në disa akademi vendase rolin e profesorit të gjuhës arabe dhe të mësimit të Kuranit.

“…Niveli i tij i inteligjencës gjithashtu i mundësoi të bëhet pjesë e një niveli të lartë dhe me integritet qytetar të Malajzisë me titullin “Dato” (titull nderi për kontributin e dhënë ndaj atdheut).

Veç të tjerash mësohet se Klodjan Zaimaj bën pjesë në deklaratën e “Dijetarëve të Jordanisë” e mbajtur kundra propagandës së ISIS-¬it. Posedon dëshmi, çertifikatë si dijetar i cili ka kompetenca të këshillojë, të jetë imam, docent, profesor…” ¬thotë bashkëshortja.

Kjo gradë, sipas saj ju dha nga dijetarët me origjinë shqiptare të njohur në mbarë botën islame, Sheik Shuajbi dhe Sheik Abdul Kader Arnauti.

“…Burri është njeri inetelktual i cili njeh dhe zotëron gjuhët anglisht, italisht, arabisht, urdisht. Karriera e tij universitare mbart: “Hafiz i Kuranit”, “bachelor dhe master” në Jordani dhe doktoraturë në Malajzi; në kodin familjar mban titullin Sheik dhe është në rangun e dijetarëve” -thotë bashkëshortja e Klodjanit. /albeu.com/


Shtuar më 10/10/2017, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori