Flet Gjuriç: Fajin për helmimin e zyrtarëve e ka Kosova, arsyeja
Drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka folur për rastin e helmimit të 26 zyrtarëve nga zarfet e votave nga Serbia.

Ai tha se është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve në Kosovë, me qëllim që me çdo kush në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, tha Gjuriç në një komunikatë për media.

Gjatë ditës së sotme 26 persona dyshohet se janë helmuar në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë verifikimet e zarfeve të ardhura me vota nga Serbia.


Shtuar më 13/10/2019, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori