Flet Fatos Nano: Askush te mos luaj me te ardhmen e Shqiperise
Albeu.com
Ish-kryeministri dhe ish kreu i PS-së , Fatos Nano pas shumë kohësh që nuk shfaqet në media bën një deklaratë politike nga Gjirokastra për procesin e integrimit të Shqipërisë.Nano ka pohuar se 3 faktorë ndikojnë integrimin. "Mazhoranca, ndërkombëtarët dhe e majta janë tre faktorët që ndikojnë në procesin e integrimit. Duhet që këto 3 elementë të bashkëpunojnë ", tha ai.

"Me këtë proces nuk mund të luajë asnjë aktor politik, pasi është kontribut 20-vjeçar i çdo force politike", u shpreh Nano.

Sipas tij, në këtë fazë që po kalon vendi, debatet politike janë të palogjikshme.

"Qeverisja vendore e PS-së bën më shumë opozitë se e majta në parlament", mësohet të jetë shprehur Nano.

Nano ndodhet në Lunxhëri, me rastin e shpalljes "Qytetar Nderi" pas vdekjes, të babait të tij, Thanas Nano.
Shtuar më 01/07/2010, ora 15:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori