Flet ekzekutori i të riut në Vlorë: Nisi si një grindje
Gazi Tozaj, i riu që u arrestua dje për vrasjen e 33-vjeçarit në Vlorë dhe plagosjen e disa të tjerëve ka rrëfyer detaje para marrjes së armës dhe qëllimit në mes të lokalit.

Sipas tij, ata kanë patur një grindje më parë, e cila ka degjeneruar në sherr, gjë që shkaktoi edhe masakrën në lokal.

"Gjithcka nisi si një sherr banal. U zumë fillimisht me fjalë, pastaj nisi sherri mirë. Nuk e mora vesh më pas se cfarë ndodhi dhe pse u nxorën armët"., - është shprehur ai para oficerëve të Policisë Gjyqësorë, përcjell "Panorama".

Ndërkohë ekspertiza ka konfirmuar se në vend janë gjetur 20 gëzhoja armësh. Burime jozyrtare bëjnë me dije se dyshohet se ka pasur të shtëna edhe nga tavolina tjetër, pra ka pasur një shkëmbim zjarri. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2017, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori