Programi i vaksinimit ndaj
gripit ka nisur që në fillim të tetorit me personelin mjekësor, atë të arsimit dhe më tej do të vazhdojë me të sëmurët kronikë.
Sipas ekspertes së vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, Erida Nelaj, 230 mijë dozat e fundit janë shpërndarë në të gjithë vendin për të vaksinuar edhe mësuesit dhe edukatorët, si dhe fëmijët 2-5 vjeç.
Nelaj tha se vaksinimi ndaj
gripit nuk ëshë i detyrueshëm, ëshë i rekomanduar, por kërkesa e individëve ka qenë shumë e madhe ndaj këtë vit është 4 fishuar sasia e vaksinës.
E pyetur lidhur me faktin se sa e rrit imunitetin ndaj COVID
vaksina e
gripit, ekspertja e ISHP shpjegoi për Euronews Albania se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë, por fakti që
vaksina e
gripit na mbron ndaj një sëmundjeje
virale, është një lloj mburoje edhe ndaj gjendjes
virale që shkakton COVID.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 17:07