Flet efektivja Ina Nuka, a është e vërtetë e gjithë historia e saj?
Ina Nuka, efektivja e policisë që u dëmtua gjatë protestës së banorëve të Astirit muajin e kaluar është rikthyer në vend pas operacionit për rifitimin e gishtave të humbur në Turqi.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionon e gazetarit Sokol Balla ajo tha se e ka falur personin që i hodhi kapsollën pasi nuk ka pasur asgjë me të.

“Ai nuk kishte me mua asgjë personale. Ne nuk njihemi, e kam falur, nuk mbaj inat. Shpresoj ta ketë falur Zoti”, tha Nuka.

Më tej ajo tregoi se në historinë e saj nuk ka asnjë gënjeshtër dhe gishtat i ka rifituar përmes një ndërhyrje kirurgjikale me implant.

“Në këtë studio më ka sjellë e vërteta sepse kam dëgjuar aludime nëpër media që është fallco, nuk është e vërtetë. Unë jam rritur me frymën e të vërtetës jo të pavërtetës, vijmë nga një shtresë e mesme, nuk jemi as nga bota e medias as nga televizioni. Unë isha në krye të detyrës dhe kam dëmtuar katër gishta, gishtin e madh e kam të humbur, por është bërë implant me ndërhyrje”, u shpreh më tej efektivja e policisë.
Shtuar më 28/12/2018, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori