Flet Eduard Shalsi: Ja pse u zgjodha ministër 4 muaj para zgjedhjeve!
Ministri i ri i për Pushtetin Vendor, Eduart Shalsi në Ora News, tha se është hera e parë që ndodh në Shqipëri që ministra të suksesshëm lënë karrigen për të shkuar në funksione të tjera.

"E vërteta është se ka një lëvizje me të cilën shqiptarët nuk janë mësuar. Tre muaj para zgjedhjeve, 4 ministra i lënë vendit 4 të tjerëve për t’u vendosur në shërbimeve në zgjedhjeve në qarqe. Kemi një lëvizje, e cila i jep mundësi 4 ministrave të drejtojnë full-time qarqet. Ajo që mua më rezulton si shqetësim i socialistëve, është vendosmëria dhe vijimi i proceseve transformuese që kemi marrë përsipër. Është një ngjarje me të cilët shqiptarët nuk janë mësuar. Janë mësuar me ministra të dështuar që qëndrojnë në karrige. Është hera e parë që një ministër i suksesshëm detyrohet të lërë karrigen për një funksion tjetër", u shpreh ai./Albeu.com/
Shtuar më 15/03/2017, ora 21:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori