Flet drejtori i burgjeve: Situata po normalizohet, të burgosurit VIP izolohen
Drejtori i burgjeve Agim Ismaili ka folur sot nga komisioni i Sigurisë lidhur me gjendjen aktuale në burgje ku tha se gjendja e mbipopullimit është normalizuar dhe se tashmë ka vende.

Ismaili tha: "Është kaluar dhe faza e dhunës pasi me çështjen e ekstradimeve autoritetet e huaja bëjnë kontrolle dhe nuk është refuzuar asnjëherë asnjë ekstradim pasi plotësohen kushtet. Asnjë i burgosur nuk është izoluar nga drejtorët e burgjeve , prandaj sistemi i ri do të kryejë izolimin e të burgosurve VIP".

Ismaili deklaroi se është e skeduar lista e personave që do ti nënshtrohen këtij regjimi.

"Ka pasur raste në të kaluarën të përdorimit të celularëve por dhe të porositjes se vrasjeve nga burgjet, për këto nuk ka pasur hetim të mirëfilltë dhe kemi njoftuar prokurorin e përgjithshëm, dhe do raportohet në vijim", deklaroi kreu i Burgjeve.

Lidhur me shifrën e shpenzuar për uniformën e Policisë së Burgjeve, shtoi se nga viti 2006 deri në vitin 2018 janë shpenzuar 58 milionë lekë dhe në vitin 2019 dyfishi i shifrës.

I pyetur se cili është problemi kryesor me të cilin është përballur që nga marrja e detyrës, Ismaili tha se, "Problemi i parë është trajtimi shëndetësor në burgje. E dyta është lufta ndaj diskriminimit në burgjeve, për ti dhënë fund praktikës që një i burgosur VIP përdor sistemin apo për të pasur benefite, për ti dhënë fund dhe secili të vuajë dënimin si të gjithë të tjerët".


Shtuar më 15/10/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori