Flet dhëndri i shqiptarit të vrarë: Autori pinte edhe drogë
Përvec djalit të tij, në lidhje me News 24 ka folur edhe dhëndri i Petrit Zifles, i cili u vra në Korfuz nga një anëtar i Agimit të Artë.

Dhëndri ka treguar se e njihte vrasësin personalisht se dhe ishte problematik në fshat.

Ai gjithashtu tha se autori ishte përdorues i drogave të lehta.

“E njoh vrasësin personalisht dhe familjen e tij.

Ka shumë probleme familjare. Ka qenë i martuar një herë me një shqiptare, dhe ka një fëmijë. Ka qenë i martuar për herë të dytë me një greke. Njihej si përdorues i drogave të lehta.

Vëllai i tij i madh donte të dërgonte ngushëllime.

Njihej si njeri i Agimit të Artë. Kishte dhe tatuazh të Agimit të Artë”, u shpreh Ardian Brahimaj.

Ai ka treguar gjithashtu se sipas dëshmisë së banorëve një ditë më parë vrasësi dhe Petrit Zifle kishin debatuar mes tyre për Kacifas si dhe çështjen e Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2018, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori