Flet biznesmeni në Cërrik: Si mi morën nga duart 14 milion lekë
Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme Cërrik dhe nga raportimet e para mësohet se është grabitur një pikë valutore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se një person i maskuar dhe me armë ka grabitur pronarin e një pike këmbimi valutor.

Ai ia ka arritur qëllimit pasi ka marrë paratë dhe është zhdukur.

Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për autorin e grabitjes.

Sipas të dhënave te para, është grabitur shtetasi A.Ngjela, raporton "News 24".

Sapo ai ka dalë nga makina e tij, një person i armatosur që duket se e ruante i rrëmbeu paratë.

“Kisha 14 milionë lekë në makine, do të shkoja në biznesin tim në Elbasan”- mësohet të ketë thënë ai në dëshminë e parë për policinë.
/albeu.com/


Shtuar më 01/09/2018, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori