Flet bashkëshortja e Agim Arapit: Kurtin nuk e vramë ne, doja që drejtësia ta dënonte
Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agim Arapit i cili u vra në vitin 2016 dhe ku dyshohej se pas kësaj ngjarje ishte Jurgen Kurti, i ekzekutuar mbrëmjen e djeshëm ka dëshmuar sot në Polici duke theksuar se as ajo dhe as familjarë të saj nuk kanë lidhje me këtë krim.

Ajo ka sqaruar se ka kërkuar burgim për Kurtin, që ndaj tij të veprojë drejtësia dhe jo që të vritej.

“E dëgjova në media për vrasjen e tij dhe më erdhi shumë keq Keqardhje për nënën e tij që i iku në moshë të re djali. I drejtohem nënës së tij, nuk kam lidhje me vrasjen e djalit.

Kam kërkuar burgim për Jurgen Kurtin që të veprojë drejtësia, jo të vritet. Nuk kam lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Tre fëmijë e mijë janë jashtë vendit, jetojnë në Itali. Drejtësia për bashkëshortin tim u ble me para”, ka thënë ajo.

Shtuar më 19/03/2019, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori