Flet babai i Florencit: Si e gjeta djalin të masakruar
Babai i Florenc Beqirajt ka rrëfyer udhëtimin e tij në Francë pas lajmit se djali ishte në gjendje kome në një spital të Marsejes. Ai thekson se Florenci kishte shenja të dukshme në trup, ndërkohë që tregon se nuk ka firmosur për heqjen e tubave të oksigjenit që e mbanin në jetë.

"Dua drejtësi. Djali kishte shenja dhune, ishte i masakruar. Unë nuk kam firmosur sepse nuk mund t'a mbys me duart e mia. Nuk e di pse ia hoqën tubat e oksigjenit"., thotë ai për mediat.

Trupi i Florenc Beqirajt i vdekur në rrethana krejtësisht të paqarta në një burg të Marsejes arriti mesditën e sotme në shtëpinë e tij në Shkodër. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2017, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori