Flet babai i Arminës: Nuk jam i traditës, por kemi pirë “kafen” me familjen Berisha
Pëlqej
Spikeri dhe gazetari i njohur i lajmeve, Arben Mevlani, këtë pasdite ka qenë i ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan për të ndarë me publikun kujtimet e një jete në ekran si dhe për të folur për pikën e tij të dobët, të bijën.

Marrëdhënien e ngushtë që ka me të atin, Armina e ka treguar shpesh në intervistat e saj, por sot, Arbeni ka rrëfyer se vajzën e tij të vetme e ka trajtuar përherë si shoqe, më shumë sesa si bijë: “Me Arminën i kam ndërtuar gjithmonë kështu marrëdhëniet, më shumë kemi qenë shokë dhe shoqe, kemi folur gjithmonë si shokë se sa si atë e bij녔.

Prej disa kohësh tashmë, Armina është larguar nga shtëpia e mamit dhe e babit. Ajo jeton së bashku me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha. I pyetur për këtë marrëdhënie, Arbeni tregon se në fillim kur e mësoi këtë lidhje nga e bija iu duk gati e pabesueshme: “Në fillim më ka ardhur e papritur kur ma tha Armina… Me familjen Berisha… Nuk e di, por nuk më shkonte mendja. Megjithatë, ajo e zgjodhi dhe e vendosi vetë këtë rrugë”, – vijon më tej spikeri i Tv Klan.

Tani që familjen Berisha dhe Mevlani i bashkon një lidhje e gjatë, Arbeni është i kënaqur me të bijën. Armina ka qenë gjithmonë këmbëngulëse për atë që ka dashur dhe në marrëdhënien e saj ka bërë të njëjtën gjë. Po si është krushqia me familjen Berisha, në ç’fazë është ajo?

I pyetur për këtë nga Rudina, Arbeni thotë se familja e tij, drejt kësaj krushqie janë: “Kështu i bie…” – thotë ai me të qeshur, por pranon se të rinjtë, pavarësisht traditës, kanë nisur të bashkëjetojnë pa pritur të bëjnë ritet, me shkëmbime unazash apo të tjera si këto. Megjithatë, një takim me familjen e ish­kryeministrit është bërë: “Unë nuk jam shumë i traditës, por një takim me familjen Berisha e kemi bërë, një kafe e kemi pirë…".

Tani që të gjithë presim një hap më shumë në marrëdhënien e Arminës dhe Shkëlzenit, edhe familja e Arminës dhe ajo e ish-kryeministrit, me siguri do të kenë më shumë raste për të qenë bashkë në festat apo eventet e ardhshme të ҫiftit. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori