Flet avokati i Saimir Tahirit: Çfarë do të kërkojmë ne
Sapo kanë dalë nga Gjykata Krimeve të Rënda, avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, ka dhënë një deklaratë për mediat ku thotë se do të kërkohet pushimin e çështjes.

Sipas Haxhiajt ky veprim do të ndërmerret pasi Prokuroria nuk ka ansnjë provë.

Prokuroria nuk asnjë provë dhe nuk ka sesi t’i ketë. Do të kërkojmë pushimin e çështjes. Ne pretendojmë që të na jepet një fakt. Do bëjmë kallëzim për prokurorët”, u shpreh Haxhia.

Kujtojmë se dosja e Tahirit është mbyllur me 28 shkurt nga Prokuroria për Krime të rënda ku më pas u dërgua në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori