Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë

Këngëtari i njohur Ed Sheeran është bërë baba për herë të dytë.

Gruaja e tij, Cherry Simborne,  solli në jetë një vajzë dhe artisti 31-vjeçar ndau lajmin e mirë me publikun përmes një postimi në Instagram.

“Dua t’ju informoj se u bëmë me një vajzë tjetër të bukur. Të dy jemi shumë të lumtur dhe po fluturojmë nga gëzimi, sa jemi tani një familje me 4 persona”, ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit të tij, nën një foto me çorape fëmijësh./albeu.com

 


Shtuar 20.05.2022 09:15