Fleckenstein takon familjen e Aleks Nikës
Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, paraditen e sotme familjarët e Aleks Nikës, një prej kater viktimave të vrarë në protestën e 21 janarit, zhvilluan takimin me raportuesin e PE-së, Knut Fleckenstein.

Takimi është mbajtur në Hotel Sheraton. Kujtojmë këtu se vetëm një ditë më parë, raportuesi i PE-së u shpreh se kishte qenë bashkëshortja e Nikës, e cila i kishte dërguar një email, ku i kërkonte pikërisht këtë takim. "Ora News" bën me dije se takimi është zhvilluar larg syve të medias, por burimet saktësojnë se ata kanë kërkuar hetimin e ngjarjes.

“Kam marrë një letër, e-mail nga bashkëshortja e njërit prej viktimave të cilën do ta takoj nesër. Më shkruante se do të flasë me mua rreth kësaj ngjarje. Më pas do të kem një opinion. 4 vite është një periudhë e gjatë e hetimit, jam i interesuar të dëgjoj si e shohin ata progresin e hetimeve dhe më pas do pyes përfaqësuesit e qeverisë.

Kam përshtypjen se është e rëndësishme të mos e harrojmë këtë gjë. Kjo do të jetë një çështje e mbuluar në raport, siç ka qenë dhe në raportet pararendëse”, deklaroi raportuesi i PE-se ne konferencën për median, të organizuar dje në zyrat e BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori