Fleckenstein: Procesi i anëtarësimit i përket vendit
I pranishëm në forumin “Europa, qëllimi është rruga”, në qytetin e Vlorës, raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm dialogun politik në vend, duke thënë se anëtarësimi në BE i përket të gjithë vendit.

"Vendi ecuri mbresëlënëse në reformat e nisura. Përgëzime kryeministër, keni bërë punë mjaft të mirë, statusi i një vendi kandidat për anëtarësim në BE është edhe detyrim, detyrim për ti shndërruar reformat në të suksesshme. E rëndësishme që reformat të zbatohen me sukses, 5 prej 12 përparësive të vendosura asaj kohe janë në proces e sipër.

Është e vështirë që këto reforma të trajtohen apo zgjidhen vetëm me një nisëm. Si raportues i PE për Shqipërinë, raporti im do të votohet seancën tjetër, në javën që vjen. Raporti bazohet në këto 5 prioritete që unë përmenda. Përparësi që KE dhe Qeveria i ka konsideruar si thelbësore për hapjen tjetër të procesit.

Shqipëria është në rrugën e një reforme të rëndësishme në administratën publike. Reforma në drejtësi do të jetë po njësoj me rëndësi, do rris nivelin e besimit të publikut në këtë sistem. Për të luftuar korrupsionin, e rëndësishme të luftohet në të gjitha nivelet dhe fushat, ashtu siç e ka treguar tani Qeveria shqiptare.

Qeveria shqiptare ka treguar kapacitet për të kryer operacione të mëdha, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këto 5 përparësi, gur themeli në rrugën drejt hyrjes në BE.

Shteti i së drejtës dhe sistem i pavarur drejtësie, elemente kryesore. Partitë duhet të ofrojnë alternativa për qytetarët. Dialog politik i këtij lloji shumë më i rëndësishëm, se nuk do drejtojë Qeveria e vetme anëtarësimin në BE.

Procesi i anëtarësimit i përket gjithë vendit. Ne ju duam ju në BE, PE e ka deklaruar se Shqipëria është pjesë e bashkësisë. Unë e di që kjo ditë do të vij", përfundon reagimi. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori