Fleckenstein përfundon takimin me Ramën: Do takoj Bashën por nuk do shkoj në protestë
Ditën e sotme eurodeputeti Knut Fleckenstein gjendet në Tiranë për një vizitë 3 ditore ku sapo ka përfunduar takimin e parë me kryeministrin Rama.

Pas takimit me kryeministrin, raportuesi për Shqipërinë ne Parlamentin Europian u shpreh se pati një takim të mirë me Ramen, ndërsa i pyetur nëse do ketë takim në protestën që po mban opozita ai e mohoi.

“Pata një takim të mirë me Ramën, ndërsa do takoj edhe Metën me Bashën. Nuk do shkoj tek protesta që po zhvillon opozita”- tha Knut Fleckenstein.

Më herët përmes një statusi në rrjetet sociale Knut Fleckenstein u shpreh se axhenda në Shqipëri është e vështirë dhe se bisedimet janë serioze. Gjatë ditës së djeshme në një intervistë për DW eurodeputeti gjerman theksoi se zgjedhjet e qershorit janë moment kyç për hapjen e bisedimeve./albeu.com.
Shtuar më 21/02/2017, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori