Fleckenstein jep lajmin e mirë për çeljen e negociatave me BE
Eurodeputeti Knut Fleckenstein ditën e djeshme erdhi për një vizitë të shpejtë në Shqipëri.

Në një konferencë për median Fleckenstein u tregua i hapur kur tha se kish ardhur të dëgjonte palët politike dhe të shihte situatën pas zgjedhjeve.

“Mbërrita në Tiranë dje, më shumë për të dëgjuar se sa për të dhënë mesazhe të mëdha.

Kam ardhur të dëgjoj cila është situata pas zgjedhjeve që patëm në qershor se cilat janë prioritetet që ka qeveria.

Jam vërtet shumë falenderues dhe mirënjohës Presidentit dhe ndihmësve të grupeve parlamentare.

Do takohem edhe me disa ministra të qeverisë që të marrë informacionet e duhura për rrugëtimin që do ndjekë Shqipëria drejt BE, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe për të vënë në zbatim reformën në drejtësi.

Palët me sa pashë kishin një qasje të përafërt për reformën zgjedhore.

Negociatat mund të çelen në mars, por nuk është Parlamenti Europin por Këshilli Europian ai që e vendos këtë. Di që nuk ka kushte të tjera përveç 5 prioriteteve kyçe”,- sqaroi ai. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2017, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori