Fle ne timon, vdes polici i trafikut nga Fieri
Albeu.com
Një efektiv i forcave të policisë ka humbur jetën mëngjesin e së shtunës si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit dhe viktima quhet Roland Musaraj.
Sipas informacioneve paraprake, Musaraj ka qenë në drejtimin e automjeti të tij privat. Një pakujdesi e tij ka sjellë dhe përplasjen me një automjet tjetër.

Goditja ka qenë fatale për 50 vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Unaza e Re” në qytetin e Fierit.

Kolegët e 50 vjeçarit kanë shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkaqet që kanë sjellë aksidentin.
Shtuar më 17/07/2010, ora 16:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori