Flasin të afërmit e familjes Lala: Griselda mund të kishte shpëtuar
Rrëfime tronditëse vijojnë të vijnë nga familja Lala, aty ku prej mëngjesit të 26 nëntorit ka pllakosur dhimbja, trishtimi dhe zia, ndërsa e gjithë zona ndodhet nën rrënoja.

Mes lotësh, xhaxhai i familjes Lala, Ali Lala tregon se si zoti i mori familjen e tij nipër, mbesa dhe bashkëshorten. Tragjedia që përloti me mijëra zemra në mbarë botën, pasi 9-të përsona luftuan me vdekjen mbi 24 orë nën rrënoja dhe në fund mbyllën sytë përgjithmonë. I moshuari tregon çastet e fundit pas ceremonise mortore të familjareve ndërsa pasi kthehet mëson se i ka vdekur edhe bashkëshortja.

Xhaxhai rrëfen në lot si i vdiqen para syve familjaret e tij, ndërsa shton se një gjë të tillë nuk do ta harrojë kurrë.

Griselda mund të shpëtonte, mungonin mjetet për ta nxjerrë. Pasi ra tërmeti kjo ka marrë një goditje, ditën pasi ra tërmeti më tha o burrë t’kem të të çoj ty me dorën time në tokë, hajt i thashë ishalla. Më tha më duket se të tradhëtova, jam duke shku (parandjente vdekjen).

Takova disa të afërm ëm thanë taikojmë Fiqirien, i thashë dakort po mos ti tregojmë se nuk din gjë. Vjehrra e gocës i thotë burrit vet nuk ishte mirë, në orën 3 e kam marrë vesh vdekjen e gruas se isha në varrim. Djalli më thosghte pse nuk më nxjerr në telefon nënën. Tre fëmijët ishin moshatarë më fëmijët e mi”, tha i moshuari.

Kushëriri i tyre Ylber Lala tregon komonikimin e fundit me Griselda Lalën vajzën 20 vjeçare që gjeti vdekjen poshtë rrënojave e cila i kishte thënë vëllait të saj Ramë Lalës “Të jesh mirë ti se unë e pata” gjithastu ai shprehet që mungesa e mjeteve nga grup-shpëtimet ka shkaktuar këtë tragjedi në familjen tonë.

Pasi tregon me detaje tragjedinë në familjen e tij, ai bën apel dhe shtetit për ndihmë të të atit pasi ishte i paralizuar dhe u kujdeste nëna për të por tani më dhe nëna e tij është pjesë e viktimave. /Faxweb
Shtuar më 04/12/2019, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori