Dy prindërit e Arkimed Lushajt, i njohur si Stresi, të ftuar në Neës 24 kanë rrëfyer se
djali i tyre është i pafajshëm dhe se të gjitha janë sajesa.
Ata ndër të tjera kanë treguar se si e kanë marrë vesh lajmin për
arrestimin e të birit.
“E mësuam
arrestimin e
Stresit nëpërmjet avokatit," u shpreh i ati.
Ndërsa e ëma e
Stresit, u shpreh, “Avokati ishte aty për një klient të tij dhe sheh rastësisht një arrestim të bujshëm. Stresi i ka thënë të na njoftojë ne."
Sali Lushaj: Përmes avokatit, ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë, janë të sajuara të gjitha. Unë garantoj me jetën time, se
djali im nuk është pjesë e asnjë grupi kriminal. Po ka tre ditë pse nuk ka asnjë të arrestuar, pse ai është vetëm. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018,
ora 18:25