Flasin fqinjët e nënës së 6 fëmijëve që e vrau burri: Ajo mbante familjen me bukë
Vazhdon të trondisë miqtë e familjarët vrasja e Ardiana Shahollit në Durrës, nga bashkëshorti i saj.

Ardiana 40 vjeçe, nënë e 6 fëmijëve, u vra nga bashkëshorti i saj, Çlirim Shaholli 42 vjeç.

"Jemi të tronditur. Na u drodh mishin kur e morëm vesh. Ishte xheloz budalla, nuk punonte. Ardiana mbante familjen me bukë, punonte në një rrobaqepësi"-kanë deklaruar fqinjët e viktimës.

Ardiana ndërroi jetë në spitalin Rajonal pas plagëve të shumta që kishte marrë në pjesën e kokës si pasojë e goditjeve të të shoqit. /albeu.com/



Shtuar më 09/06/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori