Lautaro Martinez: Treguam në Anfield se kush është Interi

Në fund të ndeshjes ku Interi fitoi ndaj Liverpoolit me rezultatin 1-0 me golin e Lautaro Martinez, “Toro” foli për “Sky Sport”.

“Treguam personalitet dhe dëshirë për të kaluar raundin. Ne patëm një ndeshje të shkëlqyer edhe në San Siro, por pësuam dy gola të pashmangshëm. Në Anfield mbeten me 10 lojtarë dhe prap u treguam të rrezikshëm, treguam se kush është Interi në mes të Anfield.

Tani jemi jashtë Championsit, kemi Kupën e Italisë dhe kampionatit përpara. Duhet të bëjmë më të mirën tonë, sezoni nuk ka mbaruar ende dhe kemi akoma trofe për të tentuar. Jemi një ekip me një grup të fortë e të rëndësishëm, por duhet të rritemi në disa detaje”, u shpreh Lautaro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.03.2022 08:38