Flamur Noka lëshon “bombën”: 97-ta do t’ju duket lule
Deputeti i PD-së, dhe njëkohësisht ish¬-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka paralajmëruar në Kuvend se në rast se preket qoftë edhe një votë më 18 qershor 2017 do të përsëritet 97-ta. Por sipas tij, kjo e dyta do t’u duket lule anëtarëve të mazhorancës së sotme.

“Prandaj ky kakaris këtu se mendon se do ta votojnë prapë shqiptarët, se beson akoma te forca e krimit të organizuar dhe te forca e strukturave kriminale të drogës që do të blejë dhe shantazhojë votën. Guxoni dhe prekni votën dhe do të gjeni këtu, do t’ju duket lule ’97-a, çfarë ka për t’ju gjetur. Po guxuat të prekni qoftë edhe një votë. Po ua them unë, të kërcënoj ty, qeverinë tënde bandite, po cenuat votën, Do të ketë një revolucion demokratik qytetar që nuk do të gjeni vrimë ku të hyni”, ka deklaruar Noka.
Shtuar më 23/12/2016, ora 08:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori