Flamur 6 metra, banorët e Unazës së Re festojne në mes të rrugës
Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish sot në protestë edhe pse ditë feste duke kërkuar dëmshpërblim 100% për shtëpitë që do të prishën nga projekti.

Ata kanë hapur gjithashtu edhe një flamur 6 metra të gjatë.

Banorët shprehen se kjo është një ditë feste, por edhe beteje kundër këtij regtjimi.

Banorët, shtëpitë e të cilëve janë në plan për t’u prishur për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Re, kanë bllokuar rrugën kryesore dhe shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak.

“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpite nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashte.

Të gjithë bashkë jemi për një qëllim. Kjo është ditë festë dhe ditë beteje kundër këtij regjimi. Vetëm ata në kohën e Enver Hoxhës silleshin në këtë mënyrë. Veprojnë natën në mënyrën më të turpshme. Po provokohemi çdo ditë nga policia.”- shprehen qytetarët, raporton ‘Neës 24’.

Të pranishëm sot në protestë janë edhe deputetë të opozitës.

Një nga banorët theksoi se procesi i legalizimit tek “Unaza e Re” është bërë më miqësi dhe me ndërhyrje. Ai i bëri thirrje qeverisë të marrë masa sa nuk është bërë vonë.

“Legalizimet janë bërë me miqësira me ndërhyrje. Këtu ke një objekt që gjysma është e legalizuar dhe gjysma jo. Projekti të vijojë, por ne duhet të dëmshpërblehemi. Unzën e re e kemi ndërtuar ne, i bëj thirrje të mendojë mirë. Më mirë tani se më pas do të jetë vonë”, – u shpreh një protestues.

Ndërkohë një tjetër protestues i tha gazetares Klodiana Lala se ata do të tërhiqen kur të largohet oligarkia.

“Kur s’u tërhoqën dje që binte shi, si mund të tërhiqemi sot ne. Kur të tërhiqet oligarkia atëherë edhe ne do të tërhiqemi” – tha një tjetër protestues.
Shtuar më 28/11/2018, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori