Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me kullota në Gjirokastër, rrezikohen banesat
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë, janë bërë shkak edhe për vatra zjarri në zona të ndryshme përgjatë vendit.

Raportohet se sipërfaqe të mëdha me kullota janë përfshirë nga flakët në njësinë administrative të Lunxherisë, në fshatin Ashilengo. Flakët janë neutralizuara menjëherë nga forcat zjarrfikëse.

Ndërkaq në fshatin Dhoskat, është përfshirë nga flakët rrapi në qendër të fshatit, duke rrezikuar banesat, por me ndërhyrjen e banorwve flakët janë neutralizuar.
Shtuar më 14/08/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori