Flakët shkrumbojnë disa banesa në Lurë, banorët kërkojnë ndihmë
Zjarret janë shndërruar në një problem shqetësues në mbarë vendin duke ngritur alarmin si për shkatërrimin e mjedisit ashtu edhe për rrezikun që sjell për jetën e banorëve pranë vatrave.

Kësaj here janë banorët e Lurës që tregojnë se si zjarri ka përfshirë një pjesë të mirë të pyjeve në fshatin Vlashe.

Sipas njërit prej banorëve zjarri është përhapur me shpejtësi dhe tashmë janë në rrezik banesat që ndodhen aty.

Zjarret kanë sjellë dëme të shumta në fshatin Vlashe, që është edhe fshat antik, ku janë djegur disa banesa.

Banorët kanë kërkuar që autoritet përkatëse të marrin masa urgjente për zgjidhjen e menjëhershme të situatës.
Shtuar më 15/09/2019, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori