Shpërthimi i bombolës në Lezhë shkatërroi gjithçka, banori: Ishte njëlloj si shpërthimi i Gërdecit (VIDEO)

Shpërthimi i bombolës në Lezhë ku la të plagosur rëdnë një grua, ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

E vendosur në një dhomë përballë shtëpisë, shpërthimi ka shkatërruar gjithçka rreth saj, ashtu sic mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Albeu.com.

Sipas të zotit të shtëpisë bombula është vendosur ditën e djeshme ku është provuar dhe është vendosur në punë.

Mëngjesin sotëm, shpërthimi i ka tronditur të gjithë, madje një banor tha se ishtë njëlloj si ai i Gërdecit.

Dëm kaq të madhe në rastet e një shpërthimi të bombolës të kesaj natyre nuk janë parë më parë. /albeu.com