Fjalimi prekës i djalit të Sokol Barajt, shefit të policisë në '97
Pëlqej
Djali i ish-drejtuesit të Policisë, ish-zv/ministër i Brendshëm Sokol Baraj ka folur sot pas dekoratës së “Artë të Shqiponjës” që iu akordua në 105 vjetorin e policisë së Shtetit.

Dekorata iu dorëzua bashkëshortes së tij të ndjerë dhe të birit, i cili ndau me të pranishmit këto fjalë.

“Ndihem shumë i privilegjuar të jem këtu sot dhe të pranoj këtë dekoratë në emër të babait tim i cili nuk jeton më, dhe ka lënë pas një boshllëk jashtëzakonisht shumë të madh.

Megjithëse kjo dhimbje kaq e madhe s’është e lehtë të kalohet, por çdo vlerësim nga ana juaj e bën më të lehtë, dhe është një ngushëllim që unë e vlerësoj jashtë mase.

Arritjet profesionale të babait tim unë i kam kuptuar në një moshë pak të madhe, pasi ai nuk fliste shpesh për arritjet e tij.

Nuk shprehej, nuk tregonte si drejtues por si një nëpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majë të piramidës, ndërtimin dhe reformimin e policisë që ne njohim sot.

Dhe pavarësisht se nga viti '97 deri tani ai u la në harresë, pavarësisht vështirësive që ka kaluar gjatë gjithë atyre viteve, unë e vlerësoj këtë dekoratë dhe falënderoj zotin Xhafaj që e propozoi, zotin Meta që pranoi që im atë të dekorohej.

Ndihem i privilegjuar që jam mes jush e kolegëve të tim ati, kjo është edhe meritë e juaj që i keni qëndruar pranë në një moment të vështirë”- tha i biri i tij. /albeu.com/


Shtuar më 13/01/2018, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori