Fjalimi përshëndetës, Xhafaj pranon se rrezikuam heqjen e liberalizimit të vizave
Ish-ministri
Xhafaj duket se e ka të vështirë që të largohet nga Ministria e Brendshmë.
Ai ka mbajtur një fjalim për drejtuesit e lartë të policisë, të cilët ka vendosur t'i falenderojë për punën e bërë gjatë periudhës që ai ka qenë në krye të Ministrisë së Brendshme.
hafaj ka përmendur disa nga sukseset e drejtimit të tij, ndërkohë që ka pranuar se Shqipëria ka pasur presion për t'a humbur liberalizimin e vizave.
“Hoqëm Shqipërinë nga harta e trafikut të marihuanës. Menaxhimi më i mirë i kufijve, një nga prioritetet i konsideruar si i suksesshëm. Në 11 muaj ngritëm strukturat e
bashkëpunimit institucional në radhët e policisë”, u shpreh ai.
“Përpara se të merrja
detyrën vendi ishte nën presionin për rikthimin e regjimit të vizave për shkak të rritjes së numrit të azilantëve. Me një punë të mirëorganizuar ne mundëm që brenda pak muajve t’i kthejmë shifrat e azilit nga një
histori dështimi në
histori suksesi”, theksoi
Xhafaj. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2018,
ora 18:37