Fjalimi i Ditmir Bushatit që parashikoi darkën në Dubai (VIDEO)
8 muaj më parë, Ditmir Bushati gjatë një fjalimi në parlamentin shqiptar kërkon shtyrjen e votimit të projektiligjit që atë kohë u fut me procedurë të përshpejtuar, projektligj që ndalonte dhënia e lejeve të ndërtimit në bregun e detit, me përjashtim të kontratave koncensionare/PPP, invetimeve strategjike dhe ndërtimeve për infrastrukturë publike.

Sipas tij, shtyrja duhet bërë që të bëhet një analizë e mirëfilltë e këtij projekti, me qëllim parandalimin e abuzimeve që do të ndodhnin më pas.

Ai që atë herë theksoi se duhet një herë e mirë që shteti të ndahet nga oligarkët duke mos nxjerr ligje dhe koncesione vetëm në shërbim të individëve duke përëndruar kapitalin në disa duar por të ketë primar interesin publik.

Videoja e mësipërme nuk është gjë tjetër vecse parashikim i asaj që po ndodh sot meplanin për dhënien me koncesion të portit te Vlorës.

Ndiqni videon.
Shtuar më 10/01/2021, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori