Fjalimi i Berishës përlot Majlinda Bregun (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, është përlotur nga fjalimi i ish kryeministrit Sali Berishës në Konvetën Kombëtare të Partisë Demokratike. Në fakt, fjala e tij para delegatëve u duk si një lamtumirë e dytë, pas dorëheqjes.

Ai preku mjaft demokratë në sallë e të tjerë që e ndoqën nga ekranet kur tha: "unë vërtet me 26 qershor dhashë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, por sot dal para jush me bindjen e thellë se, edhe dy jetë po të kisha me punë ditë e natë, nuk do të arrija t’ju shpërbleja atë që ju keni bërë për mua".

Bregu nuk i ka mbajtur dot lotët, ashtu siç ndodhi me shumë demokratë e demokrate ditën kur lideri historik i së djathtës njoftoi tërheqjen nga drejtimi i PD -së, pas humbjes së zgjedhjeve së 23 Qershorit. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori