FJALIMI/ Flet Bruçaj: Pse vendosa të tërhiqem
Kreu i Komunitetet Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka mbajtur pak më parë fjalimin e fundit në këtë detyrë duke shpjeguar punën e bërë gjatë këtyre viteve duke dhënë edhe një shpjegim për tërheqjen.

“Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi.

Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë. Unë ju falënderoj shumë për interesimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim.

Duke ju uruar kandidateve suksese ne gare, u drejtohem juve anetareve të Këshillit të Përgjithshëm, që votimi për kryetarin është i fshehtë, pra mes ndërgjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni për kë mendoni se mund të bëhet me e hajrit për institucionin në raport dhe me përgjegjësinë që do marrë dhe mos harroni, që neser do ju pyesë Zoti edhe per kete zgjedhje që do beni. Zoti u begatoftë te gjithëve.”- tha Bruçaj.

FJALIMI I PLOTË

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Te nderuar anetarë te Keshillit te Përgjithshëm
Shumë të dashur vëllezër

Ne rradhë te pare me lejoni qe t’ju shpreh falenderimet e mia të përzemërta per besimin dhe respektin që me dhate 5 vite më parë per t’i shërbyer Komunitetit Mysliman te Shqipërisë ne pozicionin e kreut të këtij institucioni. Per mua ka qene më shumë se sa nje privilegj dhe krenari e vecantë, një përgjegjësi e jashtëzakonshme para Allahut xh.sh., por edhe para jush dhe mbarë besimtarëve myslimanë të Shqipërisë.

Te dashur vëllezer
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë 96 vite më parë, në këto ditë marsi hodhi themelet e një institucioni të pavaruar nga shteti dhe nga jashtë, bazuar në një traditë shekullore e Islamit në trojet tona, ku faktori i shumicës myslimane kishte luajtur dhe luan rolin kryesor në stabilitetin dhe bashkëjetesën sociale dhe fetare.

Dallgët e këtyre dekadave e përplasën me sfida nga më të ndryshmet, ku më e madhja dhe më e ashpërta rezultoi ajo e regjimit komunist, ku në vitin famkeq 1967 feja u ndalua me ligj.
Liria e besimit më 1990 çeli portat dhe zemrat, ashtu siç thonte edhe Hoxha im, hoxha jonë H. Sabri Koçi, pasi kishte bërë 20 vite burg.

Në këto tre dekada liri besimi, pata fatin, por edhe përgjegjësinë e madhe, që të zë vendin e shërbimit në krye të KMSH-së pas H. Sabri Koçit, i cili më përcolli për studime më 1992, pa e menduar se një ditë pas tij dhe H. Selim Muçës, të cilët Zoti i mëshiroftë të dy, do ta marr stafetën e këtij shërbimi ndaj Islamit në Shqipëri.

Ky 5 vjecar qe leme pas nuk qene nje sipermarrje e lehte per lidershipin e Komunitetit Mysliman. Menjëherë pas marrjes së kësaj detyre, u përballëm me krizën e Sirise, ku disa myslimanë shqiptarë, me pa te drejte u perfshinë ne nje lufte dhe konflikt qe nuk ishte i tyre.

Megjithate KMSH ishte nje nga institucionet e para myslimane ne rajon dhe më gjerë, qe vuri në dijeni besimtaret myslimanë ne lidhje me rrezikshmerine e ISIS-it dhe pjesemarrjes ne këtë konflikt, imazhet e të cilit njollosen me pa të drejtë fytyrën e dëlirë të Islamit.

Ne lidhje me ndergjegjesimin e besimtareve ndaj rrymave të tilla radikale u organizuan nje seri konferancash dhe trajnimesh me imamet të shtrira në disa vite.

Dy nga këto projekte në lidhje me luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, u mbeshteten gjithashtu edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe ç’është më e rëndësishme u mbështeten dhe u mirëpriten nga ju të nderuar myftinj dhe nga vëllezërit e mi imamë, të cilët me shumë sakrifica ushtrojnë detyrën e tyre në shërbim të Islamit.

Te nderuar te pranishem
Kultura institucionale eshte nje nga asetet me te rendesishme per mirëfunksionimin e mirefillte te institucionit dhe ne kete drejtim u moren disa hape, siç ishte inventarimizimi i gjithe pronave te KMSH-se, finalizimi i statusit te tyre juridik ne favor te KMSH-se dhe dixhitalizimi i mbi 500.000 dokumenteve autentike të KMSH-së, që nga 1911 deri më 1967, ku ne kete drejtim një rol te rendeishem ka luajtur Drejtoria e Vakfit në KMSH.

Projekti i dixhitalizimit te fondit KMSH-se ne Arkivin e Shtetit, AQSH, është i barabarte me 20 % të të gjithe arkiviti te shtetit, fond i cili, tashme eshte i gjithi i dixhitalizuar. Dokumentet qe kane te bejne me pronat jane indeksuar gjithashtu fale nje programi kompjuterik te hartuar nga vete KMSH, punë nga e cila jane perditësuar shume dosje të AKKP-së dhe jane plotesuar me dhjetra dosje ne lidhje me vakfe te ndyshme, qe nuk kemi qene ne dijeni me parë per ekzistencen e tyre.

Ku projekt me vlere rreth 170.000 euro eshte realizuar fale mbeshtetjes se familjes bamirëse Al-Farsi nga Kuvajti dhe Bankes Islame per Zhvillim.

Krahas kësaj, vlen te permendim edhe marreveshjen e firmosur me Banken Islamike per qendren e biznesit ne Namazgajne e Elbasanit me një vlere 4.4 million dollarë, ku projekti final i së cilës eshte ne perfundim dhe besoj se shume shpejt nuk do kete asnje pengese per fillimin e punimeve. I lutem Zotit qe ta mundësojë perfundimin e saj me sukses.

Një tjetë punë e realizuar në këto vite ka qenë edhe listimi i xhamive, perditesimi i gjendjes se tyre juridike dhe nisja e projektit te legalizimit te rreth 600 xhamive, qe ishin te palegalizuara, me ane te nje projekti me nje vlere rreth 200.000 euro, i sponsorizuar nga donatore te ndryshem, do t’i jepte fund informalitetit të objekteve të kultit të ndërtuara pas ‘90.
Krahas këtyre në këto 5 vite punë e të gjithë faktorëve janë ndërtuar 150 xhami te reja, te standartizuara me kontrata specifike midis KMSH dhe shoqatave ndërtuese.

Jam i lumtur gjithashtu, që isha pjesë e duasë së fillimit të ndertimit të ëndrrës së kryeqytetasve që më 1938, xhamise se namazgjase, pas shumë peripecive e pengesave dhe tashmë falenderojmë Zotin, që puna ka ardhur drejt fundit.

Kështu kryetari i ri do të ketë nderin ta hapë dhe të falë namazin e Kurban Bajramit të këtij viti. Ajo do të shërbejë si një qendër multifunksionale, ku do të ketë krahas xhamisë qendrën kulturore, biblotekën, muzeun dhe arkivën islame, si dhe sallat e konferencave dhe ambjente të tjera shtesë. Mirënjohje dhe respekt për miliona besimtarë në Turqi, që u bënë pjesë e fondit të mbledhur, që startoi më 1993 e vazhdoi dhe vitet e fundit falë një protokolli bashkëpunimi midis dy komuniteteve myslimane të Shqipërisë dhe Turqisë.

Një tjetër projekt, që nuk mund të rri pa e përmendur është edhe restaurimi i xhamise 400 vjeçare te Gjin Aleksit, nje projekt me nje vlere rreth 200.000 euro i ndjekur totalisht nga KMSH, si një sipermarrja e pare dhe e drejtperdrejt nga institucioni ynë në bashkëpunim me Ministrinë e Kultures dhe mbështetur nga donatorë bamirës, si dhe nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe mijëra besimtarë nga Kosova, në xhamitë e së cilës u mblodh dhe një pjesë e fondeve. Ky projekt do të sherbeje dhe si një model ne te ardhmen lidhur me restaurimin e xhamive shekullore.

Nuk dua ta zgjas me detaje të tjera lidhur me investimet, sepse ju jeni njohur herë pas here edhe në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm gjatë këtyre viteve.

Te nderuar vllezer, KMSH, pas nje mundi dhe pune të gjatë në vitet e demokracisë së brishtë shqiptare, ka arritur të marrë ne pronesine e vet me certifikate pronesie mbi 3.000.000 m2 kullota dhe toka bujqesore, qe i dhane mundesi KMSH-së me partnerë lokalë dhe te huaj te krijoje partneritet ne nje investim kaq strategjik per te ardhmen.

Si rrjedhoje e nje bashkepunimi te ngushte me myftinitë neper rrethe, gjate ketyre viteve janë zgjidhur me sukses shume probleme disa vjecare te trasheguara nder vite, sic eshte marrja ne pronesi e dhjetra dyqaneve, duke filluar nga dyqanet e pazarit të Krujes, dyqanet në pazarin e Gjirokastres, investimi ne një hotel te nje prone vakëf ne Durres, investimi i një restoranti prane KMSH-se me vlere 130.000 euro, etj.

Te nderuar vllezer, të gjithe keto tematika, qe permenda me siper dhe shume investitme dhe arritje te tjera, qe nuk po i permend per arsye se nuk dua te marr shume nga koha juaj e vyer, jane arritur fale punes, angazhimit dhe mbeshtetjes tuaj. Ne qofte se se nuk do kishim mbeshtetur njeri tjetrin nuk do te kishim formuar nje klime stabiliteti dhe gjithe keto investime nuk do ishin arritur.

Arsimi
Një prej fushave më të rëndësishme, që KMSH i ka dhënë gjithmonë rëndësi që nga themelimi më 1923, është dhe arsimi. KMSH tashmë për herë tëparë ka në vartësi të vet një fondacion arsimor të themeluar para një viti dhe ai është fondacioni Hafiz Ali Korca, i cili tashmë menaxhon drejtpersedrejti Universitetin Beder, themeluar me shumë sakrifica nga KMSH në 2011, një sipermarrje e madhe dhe investim serioz e largpamës, qe tregon dhe rëndësinë që KMSH i jep arsimit, krahas dhe medreseve të shtrira në gjashtë qytete të ndryshme.

Gjate ketyre dy viteve KMSH ka arritur te gjeje nje mbeshtetje per aktvitetin adminisrtartiv te universtetit me një vlerre rreth 300.000 euro. Synimi i fondacionit Hafiz Ali Korca eshte qe ne te ardhem te marrë ne menaxhim edhe medresetë, duke rritur keshtu investimin ne fushen e arsimit, i cili është nje nga prioritet me kryesore te KMSH-se.

Aktualisht ne kemi 2.000 nxënës në medrese dhe rreth 800 studentë në Universitetin Bedër, i akredituar nga Ministria e Arsimit me ekspertë britanikë, ku në këto vite vlen për t’u përmendur diplomimi i 125 studentëve nga 15 shtete të ndryshme në Departamentin e Shkencave Islame, ku një pjesë e tyre vazhdojnë studimet pasuniversitare në mbi 10 shtete të ndryshme, si SHBA, Austri, Gjermani, Itali, Zvicër, Islandë, Belgjikë, etj., ndërsa një pjesë e tyre janë punësuar si pedagogë në universitet, mësues në medrese dhe imam në disa rrethe.

Një investim tjetër i rëndësishëm i KMSH-së, ka qenë edhe themelimi i Radio Spektrum, që shërben per te percuar mesazhin e Islamit në një zonë të gjerë gjeografike të Shqipërisë, botimi i plotë i Kolanës Zani i Naltë dhe i një ilmihali të unifikuar në bashkëpunim me bashkësitë islame të Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe i shumë librave të tjerë të dijetarëve dhe prijësve tanë të shquar, si H. Vehbi Dibra, H. Ali Kraja, Sheh Qazim Hoxha, etj.

Te nderuar vllezer
Ne vitin 2014 KMSH kishte vetem 90 veta te siguruar, tani jane rreth 150, ku edhe pse eshte nje rritje rreth 45%, janë akoma pak ne krahasim me stafin qe kemi ne rang republike. Mbeshteja qe qendra bente per myftinite ne vitin 2014 ishte rreth 150.000 dollarë ne vit, ndërsa tani eshte afersisht 250.000 ne vit, ku pervec nje ose dy myftinive, te gjitha myftinite e tjera mbeshteten financiarisht drejtepersedrejti nga qendra. Në fakt duhet te ishte e kunderta, ku myftinitë normalisht duhet të mbahen nga vakfet dhe xhemati i xhamive të tyre, por kjo është një sfidë e gjatë dhe që shpresoj që në të ardhmen të marrë një zgidhje. Kështu sfida me e madhe e kryetarit te ardhshem do te je padyshim unifikimi i buxhetit te KMSH-se.

Mund te them me bindje te plote, bazuar dhe ne statistikat zyrtare nder vite, qe ndodhen ne KMSH, se shuma e donacioneve dhe vlera monetare e projekteve te realizuara nga KMSH ne keto 5 vitet e fundit, eshte pothuajse e barabarte me shumen dhe vleren e donacioneve dhe projekteve te ndryshme qe KMSH ka relalizuar gjate viteve 1991-2014. Flas per pjesen zyrtare dhe te regjistruar, si një informacion zyrtar.

Te nderuar vllezer, e sidomos ju vëllezër myftinj, te qenit kryetar i KMSH-se ka qene nje krenari dhe previlegj i jashtezakonshem per mua, por edhe një përgjegjësi e madhe. Për të gjithë këto vite bashkëpunim, une u jam mirenjohes shume per të gjithë mbeshtetjen, qe keni treguar ndaj meje dhe institucionit të KMSH-së, që është amaneti i të parëve tanë.
Ne perfundim e sipër me lejoni te them, qe gjate ketyre viteve kam njohur dhe punuar me shume kolege dhe njerez te shkëlqyer, qe qellim krysor kane pase t’i sherbejne kesaj feje te ndritur, nuk kane luajtur në vitrinë dhe nuk jane marre me populizma, por jane munduar te japin kontributin per kete institution dhe kjo me ben me shprese, qe e ardhmja e ketij institucioni do te jete e ndritur, si dhe kontributi i tij ne te miren e te gjithe myslimaneve dhe jo vetem, do jete vazhdmisht ne rritje.

Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi. Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë.
Unë ju falenderoj shumë për ineteresimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim.

Duke ju uruar kandidateve suksese ne gare, u drejtohem juve anetareve te Keshillit te Pergjithshem, qe votimi per kryetarin eshte i fshehte, pra mes ndergjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni per ke mendoni se mund te behet me e hajrit per institucionin ne raport dhe me pergjegjesine qe do marre dhe mos harroni, qe neser do ju pyesë Zoti edhe per kete zgjedhje qe do beni.
Zoti u begetofte te gjithëve.

Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu

Shtuar më 02/03/2019, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori